“Unë ta dhashë votën, ti votoje Trustin” – Mesazhi që po ju dërgohet deputetëve për votimin e Trustit


Në grupin “Pro tërheqjes së 30% të Trustit” ka nisur mobilizimi për presion ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës për votimin e Projektligjit i cili i hap rrugë tërheqjes së Trustit.

Aty është publikuar një mesazh i cili po kërkohet t’u dërgohet të gjithë deputetëve nga qytetarët.

“Unë e kam dhënë besimin për ty me votën që ta kam dhënë, prandaj sot kur më së shumti kam nevojë prej teje, dua që kërkesën time ta përkrahësh dhe ta votosh projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti”, thuhet në këtë mesazh.