Aksidentohen dy çiklistë në Suharekë, përfundojnë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Leshan afër fushës së sportit , ku dy çiklistë kanë mbetur të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se përveç dëmeve materiale, nga plagët e marra të dy çiklistët janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Prizren. 

Aksidenti ka ndodhur derisa të dy çiklistët kanë qenë duke lëvizur nga fshati Topliqan në drejtim të fshatit Tërrnje, ku nga pakujdesia janë përplasur me njëri-tjetrin.