Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje tragjike që ndodhi mbrëm në një barnatore në Komoran, ku një person dyshohet se bëri vetëvrasje. Burimet brenda QKUK-së, kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Hajrullah Ramadanin, 57-vjeçar, i cili është gjetur i varur në litar nga familjarët e tij, në katin e dytë të barnatores.
I ndjeri u dërgua në QKUK pa shenja jete, ku vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i mjekëve në Emergjencë.
Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë ekzaminimi i lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerit.
Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.