Ka ndërruar jetë veprimtari dhe aktivisti i LDK-së nga fshati Nishor

Dega e LDK-së në Suharekë përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se ka ndërruar jete veprimtari dhe nënkryetari i LDK-së në nëndegën e fshatit Nishor.

Kryetari i degës Dr.Ardian Shala shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqëve, bashkpuntorëve dhe anëtarësisë së nëndeges së LDK-së në Nishor dhe më gjerë!

POSTIMI I PLOTË NGA LDK:

I ndjeri Daut Bytyqi

Me pikëllim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për shkuarjen në amshim të veprimtarit dhe nënkryetarit të LDK-së, nëndega Nishor, Daut Bytyçi.

Dega e LDK-s në Therandë dhe kryetari i saj Dr.Ardian Shala, e vlerësojnë lartë veprimtarinë e devotshme dhe të dinjitetshme të Daut Bytyçit, në përpjekjet për liri demokraci dhe shtetndërtim të Kosovës. Dega e LDK e konsideron humbje të madhe jo vetem për familjen e tij, por edhe per LDK dhe shoqërinë në përgjithësi.

Shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, miqëve, bashkpuntorëve dhe anëtarësisë së nëndeges së LDK-së në Nishor dhe më gjerë!
I pushoftë në Parajsë shpirti i tij i bardhë!
I qoftë i lehtë dheu!

Kryesia e degës së LDK-së në Therandë,
Kryetari, Dr.Ardian Shala.