Dalin pamje nga vendi i përgjakur ku Kastriot Myftaraj kreu vetërasje

Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska”.

Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran.

Ndërkohë që zjarrfikësit po pastrojnë rrugët e gjakosura, aty ku Myftaraj i dha fund jetës.

Burime për abcnews bëjnë me dije se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte.

Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.