YLLI PREZANTON TRANSFERIN E PARË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka prezantuar transferin e parë të huaj për edicionin që po vjen.

Suharekasit kanë nënshkruajtur me qendrën boshnjake, Ismet Sejfic.

Lojtari në fjalë është i gjatë 208 centimetra, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e ekipit malazez “Podgorica” tek të cilë luajti me mesatare prej 12 pikëve, 7.2 kërcimeve e 1.5 asiste për ndeshje.

Gjatë karrierës së tij, 28 vjeçari ka pasur përvojë të konsiderueshme si lojtar ku është paraqitur për skuadra si, Izmiri (Turqi), Dzukija (Lituani), Mostar, Bosna (Bosnje Hercegovinë), Panthers, Jászberényi KSE (Hungari), Sencur (Slloveni), Sutjeska (Mal i Zi).

Ylli deri tani ka transferuar edhe Valon Bunjakun, derisa ka vazhduar kontratat me komplet stafin teknik dhe lojtarët, Gëzim Morina, Ardit Pepaj e Drilon Shala.

/AsistiOnline.com/