Zyka i’a numëron gabimet Ilir Dajës

Ish-trajneri i Ballkanit, Zymer Elshani kritikon hapur Ilir Dajën

Ish-trajneri i FC Ballkani, Zymer Elshani nuk ka ngurruar publikisht për ta kritikuar trajnerin aktual të klubit portokalli, Ilir Daja.

Kritikat e Elshanit vinë meniher pas eliminimit të suharekasve nga garat e Champion Leagues,
Elshani, i cili vite me radhë ishte trajner i Ballkanit por edhe sa ka qenë futbollist aktiv ka djerësitur fanellën e ketij klubi.

Elshani ia ka numëru gabimet Dajës si në vijim:

Koleg shum po tregohesh i dibët në deklaraten tuaj.
Si e inkuadroni lojtarin në lojë, kur gjendja e tij shëndetsore nuk është e mirë;

E dyta koleg shumë e keni respektuar kundershtarin. 90 minuta jeni mbrojt;

E treta koleg, pa sulmues tipik loja nuk fitohet;

E katërta koleg pa zemren e ekipit vështirë do ta kesh;

E pesta koleg në sistem të lojes keni gabuar;

E gjashta koleg, në ndrrime të lojtarëve keni gabu;

E shtata: koleg asistentat që i keni në krah a i keni vetem për t’i mbajtur për hijeshi në stol;

E teta: koleg pranojeni, qe keni gabu rëndë për këto dy lojë.