Komandanti i Policisë në Suharekë ka një kërkesë për qytetarët

Sylaj: Ftojë qytetarët për bashkëpunim në Kampanjën:”Festo me zemër, jo me armë”

Në vendin tonë tashmë ka filluar Kampanja nga Policia e Kosovës :

“Festo me zemër, jo me armë”dhe për këtë Komandanti i Stacionit Policor në Suharekës, kapiten Afrim Sylaj sot ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë e Kosovës dhe ti lajmërojnë rastet. Ai gjithashtu ka shtuar se dita ditës po rritet fluksi i mërgimtarëve tanë që po vijnë për pushime në atdhe, prandaj duke iu deshiruar mirëseardhje, i ftoj dhe ata që të respektojnë masat dhe rregullat që janë në fuqi.

Kapiteni Sylaj, ka bërë të ditur gjithashtu se pjesë e kësaj Kampanje është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura dhe të mbyllura në sheshe, në lokale të ndryshme, ku mbahen organizime, dasma e ahengje, si dhe në trafikun rrugor.

Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj, personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit.