Komandanti Sylaj: Në gjashtë mujorin e parë kemi rënje të rasteve të dhunës në familje

U mbajt takimi: Mekanizmi kundër dhunës në familje

Në takim u diskutua për rastet e dhunës që po ndodhin në familje, duke dhënë kontribout të gjithë të pranishmit e takimit, duke filluar nga Komuna e Suharekës, Gjykata, Policia e Kosovës, QPS, QKMF etj.

Znj.Habibe Bytyqi, zyrtare për barazi gjinore, njëherit koordinatore e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, e hapi takimin duke folur për dukurinë e dhunimit në familje si diçka që po e rëndon shoqërinë kosovare.

Ndërsa, nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, në fjalën e saj të mbajtur ndër të tjerash ka thënë: “konsideroj që ky mekanizëm është organi më kompetent për mbrojtje të viktimave të dhunës në familje, e po ashtu të gjitha rekomandimet që do të dalin nga ky takim, do të realizohen”.

Nga Policia e Kosovës, komandanti i stacionit policor z.Afrim Sylaj, dhe zyrtarja policore për rastet e dhunës në familje znj.Teuta Gashi, kanë thënë se ne si institucion jemi duke e bërë punën tonë në bazë të kompetencave që i kemi, ku kanë raportuar se: “në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, vërehet një rënie e lehtë e rasteve, e që kjo na jep shpresë”.

Rastet e raportuara nga policia e Kosovës:
Rastet me ndalim 21
Me procedure të rregullt 10
Viktima femra 28 (tre të mitura)
Të dyshuara femra 2
Të dyshuar meshkuj 26 (1 i mitur)
Viktima 7
Rastet në vende rurale 26
Rastet në qendër 9
Viktima të mitur 3
Të dyshuar të mitur 1
Rastet e përsëritura 13

Kontribout në këtë tryezë dhanë edhe përfaqësuesit nga Gjykata, Prokuroria, QPS si dhe QKMF e disa nga asambleistet që ishin pjesë e takimit.

Nga ky takim kanë dalë këto rekomandime:

  1. Inicimi i procedurës për Qendrën e Shëndetin Mendor në Suharekë.
  2. Fuqizimi i strehimores në Prizren.
  3. Të rritet numri i përfituesve të “Bonus Banimit”.