Suharekë: Hodhi mbeturina në lum, gjobitet nga Inspektorët

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Suharekës ka njoftuar se Inspektorët Komunal sot gjatë ditës, pas informacionëve se një qytetar ka hedhur mbeturina të vrazhda në shtratin e Lumit në afërsi të Sallagrazhdës e kanë gjobitur me 100€.

“Sot, gjatë ditës kemi hasur në ndotje të brigjeve të Lumit, kjo dukuri dënohet!

Drejtoria e Inspekcionit
Suharekë”