“Delegatë të blerë me joshje për punësim nga njerëz të pushtetit”, fillojnë paknaqësitë në zgjedhjet e brendshme të LDK-së në Malishevë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur zgjedhje të brendshme në disa degë të partisë.

Kryesia e LDK-së i ka kërkuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë shpalljen e zgjedhjeve në Ferizaj, Obiliq, Shtime, Kamenicë, Kaçanik, Han të Elezit, Gjakovë, Klinë, Prizren, Malishevë e Mitrovicë.

Por, në  Malishevë kanë filluar paknaqësitë qysh në fillim.

Labinot Gashi nga LDK njoftoi se ai është prezantuar si kryetar i degës në këtë komunë bashkë me Fatmir Ademajn nga Nisma.

Gashi tha se disa anëtarë janë regjistruar për qëllime të caktuara dhe disa individ janë të inflirtuar kryesisht nga Nisma.

Me të filluar ky proces ka pasur pabarabartësi për shkak se disa persona dega e LDK-së i kishte përjashtuar pasi që ishin në shërbim të Nismas dhe kishin përfituar pozita të drejtorëve, të njëjtit nga këto pozita përmes platformës online për regjistrimin e anëtarësisë ju mundësuan individëve të ndryshëm të regjistrohen me qëllime të caktuara e që ishin në përkrahje direkte nga Nisma. Me të filluar kuvendet e nëndegëve filluan edhe problemet e para, ishin infiltruar individë nga subjektet tjera, kryesisht nga Nisma“, shkroi ai.

Gashi tha se ka pasur raste kur janë identifikuar mbi 40 persona të partive tjera dhe se kryetari i nëndegës është zgjedhur në kundërshtim me statusin e LDK-së.

Kuvende të parregullta ishin disa ku për të cilat edhe i kam dhënë vëretjet e mia në cilësinë e anëtarit të komisionit si dhe kam dëshmi. Rasti i kuvendit të nëndegës së Banjës ku në bazë të listës së regjistrimit u identifikuan mbi 40 persona të subjekteve tjera, dhe një pjesë e delegatëve në shenjë proteste lëshuan kuvendin e më pas u zgjodh kryetari i nëndegës por jo edhe kryesia dhe delegatët, gjë që është në kundërshtim me statutin e LDK-së. Mandej mbajtja e kuvendeve  te njëanshme  si në nëndegën Astrazup, Bubavec, Drenoc, Goriq, Lladroc e tjera e  mundesuan këtë rezultat të sotshëm nga delegatë te porositur dhe nga njerëz që janë në shërbim të pushtetit të Nismës. Si anëtarë i komisionit i kam potencuar të gjitha këto parregullësi me shqetësim të madh, madje edhe duke mos i nënshkruar disa procesverbale“, shkroi Gashi në Facebook.

Ai më tej shoti se delegatët janë të manipuluar me premtime për punësime nga njerëzit e pushtetit.

Të gjitha këto që i ceka më lartë u shpërfaqën sot në kuvend ku me delegatë të manipuluar dhe të blerë, me joshje e premtime për punësime e poste nga njerëz të pushtetit ndodhi ajo që u pa me zgjedhjen kryetar të kundër kandidatit, ku gjysma e kuvendit e lëshuan kuvendin me kumtimin e rezultatit“, shtoi ai.