Kjo është shuma që ka fituar Ballkani pas kalimit në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës

FC Ballkani mbrëmë ka shkruar historinë, pasi ka kaluar në raundin e tretë kualifikues për në Ligën e Konferencës.

Skuadra e Ballkanit ka fituar me rezultat të thellë 6:0 ndaj La Fioritas, ku rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 10:0.

Në raundin e tretë Ballkani pret fituesin e ndeshjes Sutjeska-Klaksvik.

Po ashtu, tani është mësuar edhe shifra që skuadra e Ballkanit e ka siguruar deri tani në garat evropiane, ku suharekasit kanë përfituar plot 350,000 euro nga kualifikimi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.