“Suhareka Open” drejt fazës finale, konfirmohen gjysmëfinalistët e parë

Turneu i tenisit “Suhareka Open” është drejt fazës finale, ku tashmë janë konfirmuar tre gjysmëfinalistë.

Mërgim Bajraktari dje e mposhti në çerekfinale Fatos Elshanin 2:0 ne sete [6:0, 6:3].

Ndërkaq sot u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera çerekfinale.

Lirim Gashi fitoi ndaj Krenar Reshitajt me rezultat 2:0 në sete, [6:0, 7:6]

Çerekfinalja tjetër që u zhvillua sot ishte ndërmjet Beson Gashit dhe Alban Ramajt.

Gashi fitoi 2:1 në sete, [6:1, 3:6, 6:2] ndaj Ramajt që llogaritej një nga favoritet kryesor të turneut.

Çerekfinalja tjeter pritet të zhvillohet nesër ku do të përballen Tahir Llugaxhiu me Kreshnik Zenelajn.

Ndryshe, ky turne po përkrahet nga disa biznese si dhe nga Komuna e Suharekës.