Tentim vrasje në Korishë: 25-vjeçari gjuan me armë në drejtim të pronarit të pompës

Dje rreth orës 16:15, në fshatin Korishë të Prizrenit, një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një pompe të derivateve, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informatave të para, i dyshuari 25-vjeçar pas një mosmarrëveshje ka shkuar në afërsi të një pompe të derivateve (pronë e familjes së viktimës) dhe ka shtënë një herë nga distanca në drejtim të viktimës.

Fatmirësisht nga e shtëna me armë nuk ka pas viktima e as të lënduar. 

Policia ka identifikuar të dyshimtin, i cili më pas është paraqitur në Polici dhe ka dorëzuar armën.

“Lidhur me rastin është sekuestruar një armë ,një karikator , tre fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit I dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.”, njofton Policia.