Momenti kur Policia e Kosovës sulmohet me kallash në Veri të Kosovës

Qytetarët nga veriu i Kosovës kanë shpërndarë momentin kur policia e Kosovës është sulmuar me kallashnikov afër pikës kufitare Bërnjak, shkruan Gazeta Metro.


Në videon e publikuar dëgjohen të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Bërnjak pasi persona nga struktura paralele serbe dyshohet se janë pjesë e këtyre organizimeve.

Ka qenë edhe vetë Policia e Kosovës qe ka deklaruar se ka pasur të shtëna armësh në drejtim të njësiteve të policisë në veri të Kosovës gjatë të dielës mbrëma.“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet në njoftimin e polivisë./gazetametro.net

Video:

https://vm.tiktok.com/ZMNqj9Af1/?k=1