Suharekë: Kamioni kaplohet nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova” (Video)

Një kamion i ngarkuar me dru është kapluar nga zjarri para pak çasteve në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video ku shihet flakë e madhe në kamion.

Përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për të lënduar.

Nuk dihet ende se si ka ardhur deri të shpërthimi i zjarrit./IndeksOnline/