Në vendin ku u plagos Vali Corleone, u gjetën 40 plumba – rasti cilësohet ‘Vrasje në tentativë’

Personazhi i njohur për publikun, Vali Corleone, në orët e para të mëngjesit ka përfunduar në Qendrën Emergjente të Spitalit rajonal në Gjilan, si pasojë e plagëve që mori nga shkrepja e një arme zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, ku përmes një njoftimi është bërë e ditur se lidhur me rastin është arrestuar një e dyshuar.

22-vjeçarja që dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të Vali Corleones, është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që ajo të dërgohet në mbajtje për 48 orë. Teksa rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit që dyshohet se u përdor në rast dhe 40 fishekë.

Momentalisht ende nuk dihen motivet që shtynë drejt kësaj ngjarjeje. Sipas njoftimit të Policisë, gjendja shëndetësore e Valit është stabile dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.