Para takimit me Vuçiqin, Kurti takohet me Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 17 gusht do të takohet me të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Është paraparë që pas takimit, në ora 17:30 është të dy të dalin me një konferencë për media.

Një gjë e tillë që në kryeministër i Kosovës të del në konferencë për media me një sekretar të NATO-s është e rrallë.

Para se të takohet me Kurti, Stoltenberg do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurse më 18 gusht kryeministri Kurti e presidenti serb Vuçiq do të takohen në Bruksel.