Nora Istrefi shfaq linjat trupore në fotografitë e reja, merr vëmendjen në të zeza

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo ka qenë mjaft e pranishme nëpër koncerte e mbrëmje muzikore këtë verë, gjersa nuk munguan edhe disa projekte muzikore nga ajo.

Mes angazhimeve të shumta, Nora po arrin që të qëndrojë në formë të mirë trupore – kjo edhe falë angazhimit të saj në palestër.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Dy shokë” ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku duket mjaft atraktive.

E veshur me një kostum të zi lëkure, Istrefi u kujdes që të vë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, duke vënë në fokus barkun e saj të sheshtë dhe gjoksin e saj.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Nora ka treguar se është shumë e fiksuar pas jetës së shëndetshme dhe fitnesit, gjë e cila edhe i ka sjell rezultatin përkatës në trupin që ka.

Ajo shquhet si një prej këngëtareve më tërheqëse të estradës, e cila pavarësisht viteve nuk e humbet shkëlqimin. /Telegrafi/

Foto: Nora Istrefi/Instagram