Ky është 24-vjeçari që dyshohet se rrahu dhe vodhi 300 euro nga e mitura me të cilën shkoi në motel në Podujevë

Gazeta sot raportoi për një rast të rëndë që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku një vajzë e mitur dyshohet se u rrah dhe u vjedh nga partneri i saj.

I riu që dyshohet se sulmoi dhe mori 300€ nga 16-vjeçarja, u arrestua nga Policia. Gazeta mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për 24-vjeçarin, Liridon Sylejmani.

Sylejmani dyshohet se pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, e ka rrahur atë duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka vajza kërkoi ndihmë mjekësore në spital.Pasi ia mori edhe 300 euro, e la atë të vetme në një motel në fshatin Shtedim të Podujevës.

Pas punës hetimore të Policisë ai u arrit që të arrestohet, ku ndaj tij është iniciuar rasti për veprat ‘Vjedhje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me urdhër të prokurorit, Sylejmanit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.