Basketbollisti amerikan i KB Pejës sulmohet nga qentë endacakë

Basketbollisti i Pejës, Brad Waldow, është sulmuar nga qentë endacakë.

Ai ka postuar një fotografi teksa shihet se është tek mjeku ku i janë vendosur penjtë në muskulin e këmbës.

Waldow së fundmi është transferuar tek ekipi i Pejës.

Amerikani ka një karrierë të bujshme.

Ai ka luajtur në disa vende si: ShBA, në Belgjikë, Francë, Poloni dhe në Japoni.

FOTO 1