Xhebrailat udhëtojnë në Shkup për mbështetjen e madhe të Ballkanit

Të enjten Ballkani zhvillon ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës ndaj Shkupit. 

Kampionët e Kosovës duelin e parë ndaj skuadrës shqiptare e zhvillojnë në udhëtim.

Suharekasit do ta kenë përkrahjen e tifozëve “Xhebrailat”, pasi ata kanë konfirmuar se do të udhëtojnë për të qenë prezent në këtë ndeshje të rëndësishme.

Njoftimi i plotë i Xhebrailave:

Rrugëtimi ynë historik drejt Europës na dërgon në ILIRIDË, në ÇAIRIN e Shqiptarëve.

Më 18.08.2022 e Enjte, ne udhëtojmë drejt SHKUPIT. Aty ku do përballen FC Ballkani vs FC Shkupi, dy ekipe SHQIPTARE për një biletë në Europë.

NE DO TË JEMI ATY MË TË FUQISHËM SE KURRË.

Duke parë që interesimi është i jashtëzakonshëm ju ftojmë që ti rezervoni biletat, udhëtimi do jetë +18