Haradinaj kërkesë Kurtit: Tërhiqu nga kryeministri, unë e bëra dy herë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka sugjeruar kryeminsitrit, Albin Kurti që të tërhiqet nga pozita e të parit të ekzekutivit.

Këto deklarata, kreu i AAK-së i ka bërë në një konferencë për media, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

“I kam parë në vazhdimësi rreziqet për situatën energjetike në Kosovë nga mënyra se si e menagjon qeveria Kurti. Ky kryeministër është meritor për dështimin e dy investimeve në energji, termocentralit Kosova B tani Kosova e Re dhe refuzimi në gaz. Ju kam drejtuar Kurtit që ta shqyrtojë tërheqjen. Këtë ja thotë dikush që e ka pas rastin të tërhiqet dy herë. Ai duhet ta shqyrtojë seriozisht”, është shprehur ai.