Kapet me mbi 3 kilogramë heroinë një person në Suharekë 

Një person është arrestuar sot rreth orës 10:00 në autostradën Prishtinë – Prizren, përkatësisht në Suharekë, pasi që i njëjti u kap me drogë brenda veturës së tij, raporton Gazeta Sinjali. 

Sinjali mëson deri te kapja e të dyshuarit ka ardhur pas një pune hetimore, ku janë mbledhur provat e duhura që dëshmojnë se i dyshuari merret me trafikim të narkotikëve.

45-vjeçari u ndal për kontroll nga njësitet policore teksa po voziste me veturën e tij, brenda së cilës u gjeten mbi 3 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. 

I dyshuari drogën e kishte ndarë në disa paketime të cilat më pas i kishte futur në një qese që e vendosi në bagazhin e veturës. Po ashtu gjatë kontrollit 

Policia ka gjetur dhe sekuestruar para të gatshme në euro dhe denarë të Maqedonisë së Veriut si dhe një telefon celular. 

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit në Lebanë të Prishtinës, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. 

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’.