Aksident trafiku në Duhël të Suharekës, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” në km 34-të në Duhël të Suharekës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Sipas Hoxhës, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkaq, pjesëmarrësve në trafikun rrugor “u kërkojnë të kenë kujdes, të respektojnë rregullat e komunikacionit e të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së mjetit me kushtet në rrugë dhe ato atmosferike”.