Mësohet vendi ku do të jetë stadiumi i ri FC Ballkani

Lajmet e mira për futbolldashësit nga Suhareka nuk kanë të ndalur. 

Vetëm një ditë pasi siguruan pjesëmarrjen në grupe të Conference League, Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj kumtoi lajmin se kanë vendosur për ndërtimin e stadiumit të ri. 

I pari i Komunës së Suharekës për AlbanianNews.net bëri të ditur edhe vendin e saktë Ku do të marrë jetë tempulli i kampionëve kosovar. “Kemi vendosur një hapësirë prej 7 hektarësh, në përfundim të zonës industriale”, tha Muharremaj. Stadiumi i ri nga qyteti nuk do të jetë më larg se 3 km, derisa Muharremaj më pas shtoi se për ndërtimin e tij nuk do të lë gur pa lëvizur. 

“Do të kërkojmë nga të gjithë akterët institucional përkrahje, takimet do ti nisim nga java e ardhshme, qoftë nevoja edhe ligje nëse ka nevoj me u ndryshu apo plotësu nga deputetet e Republikës”, shtoi Muharremaj.

Më pas ai tha se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me FFK, derisa nga bizneset si çdo herë pret përkrahje.