Suharekë: U mbajt takimi i Komisionit për formimin e Këshillave të fshatrave

U mbajt takimi i Komisionit për formimin e Këshillave të fshatrave

Komisioni për zgjedhjen e Këshillave të fshatrave, sot ka mbajtur takimin e parë, në të cilin takim u dakorduan për agjendën e mbajtjes së këtyre takimeve për t’i formuar Këshillat Lokale të fshatrave.

Kymete Bajraktari , kryesuese e komisionit, në bashkërendim me anëtarët e tjerë të këtij komisioni, ranë dakord që komisioni të filloj punën në terren që nga data 14 shtaror 2022.

Avni Bytyçi, shef i zyrës ligjore në Komunën e Suharekës, ka sqaruar formën proceduralo-ligjore se si duhet të themelohen këto Këshilla e po ashtu, e ka njoftuar komisionin për afatet ligjore të mbajtjes së këtyre takimeve.

Të gjithë anëtarët prezentë të takimit dhanë kontributin e tyre lidhur me këtë temë, e po ashtu unanimisht u dakorduan që puna në terren të filloj më 14 shtator.

Me kohë, agjenda dhe orari i paracaktuar do të publikohet në webfaqen zyrtare të Komunës së Suharekës e po ashtu edhe në rrjetin social facebook.