Kryetari Muharremaj ka reaguar për mësuesen e larguar nga puna për shkak të shamisë

Kryetari Muharremaj përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit drejtues të SHFMU “Flamuri i Arbërit” në Reshtan, të cilët përmes një vendimi me 5 rreshta kanë vendosur që mësuesja Remzije Lezi të mos e ushtroj detyren e mësueses për shkak që ka vendosur të bartë mbulesë.

Muharremaj ka thënë se:

Bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna. Kjo ndodh në organet komunale më një procedurë tash të rregulluar mirë.

Në qoftë se ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që e trajton rastin dhe i sugjeron drejtorit, respektivisht mua si kryetar për veprimet institucionale.

Deri në një rast të tillë, të gjithë mësimdhënësit ushtrojnë detyrat e veta konform procedurës së lartpërmendur.

Për momentin jam në udhëtim jasht vendit, por që nga dita e hënë do ta trajtoj me prioritet këtë rast, kjo në përputhje me ligjin, me urdhërin administrativ të Ministrisë së arsimit dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe kështu do t’i japim fund edhe debatit krejt të panevojshëm për këtë temë.

Përndryshe, gjuha linçuese, ofenduese ka vetëm një synim: përçarjen në mes nesh dhe dëmtimin politik të Komunës dhe sukseseve të arritura deri më tani.

I juaji, Bali Muharremaj