Imami i njohur e falënderon kryetarin Muharremaj për përkrahjen ndaj mësueses Remzije

Imami i njohur Kosovar Labinot Maliqi, ka falënderuar kryetarin Bali Muharremaj i cili para disa minutave ka reaguar duke dalur kunder vendimit të Këshillit Drejtues të ShFMU ”Flamuri i Arbërit” në Reshtan, të cilët përmes një vendimi kanë pëejasjtiar nga puna mësuesen Remzije Lezi
për të vetmen arsye pse ajo ka vendosur të mbulohet për shkak të besimit të saj.

Hoxhë Labinot Maliqi ka thënë se:
Mësuesja me shami nga Suhareka, do të kthehet në shkollë për ta vazhduar profesionin e saj.

E falënderoj Kryetarin e Suharekës, mikun tim Zt. Bali Muharremaj, për shembullin e lartë të lidershipit që tregoj në këto momente. Si i tillë që është, kryetari në fjalë ka marrur vendime edhe më të mëdha se kaq për të mirën e vendit dhe shoqërisë edhe në të kaluarën e afërt dhe të largët, andaj e lusim Zotin ta begatoj me të mira atë dhe të gjithë qytetarët e Suharekës. Veçmas besimtarët e Suharekës duhet të jenë shumë mirënjohës ndaj tij.

Labinot Maliqi