Hoxha i Suharekës për arsimtaren Lezi: Mos e largoni nga puna, është duke rritur dy jetimë

Mësimdhënësja e matematikës Remzie Lezi është përjashtuar nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Flamuri i Arbrit” në Komunën e Suharekës pas 30 vjetë përvojë pune për shkak se vendosi të mbulohej.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe hoxha i Suharekës, Sabit Gashi, i cili njëherit është edhe vëllai i mësimdhënëses Lezi.

Ai ka thënë se myslimanët në Kosovë janë duke u diskriminuar, përçmuar e madje nuk gëzojnë as të drejtat sikur myslimanët në Evropë.

Hoxhë Gashi më tej tregoi se motra e tij kujdeset edhe për dy fëmijë jetimë, shkruan Zeri.info.

“Mosni more, se mesuesja është duke rritur dy jetima, e që do t’ju vret loti i jetimit, te paktën ne suharekasit e kemi mesuar me shume vlerën e jetimit sepse na ka mundesuar Halili…”, u shpreh ai.