Largimi nga puna për shkak të mbulesës, familjarët thonë se mësuesja u ofendua nga drejtori i shkollës

Për shkak të bindjes së saj fetare, përveç vendimit për largim nga puna, ndaj arsimtares Lezi, po dyshohet të jenë përdorur edhe fjalë fyese.

Vëllai i saj, imam në Xhaminë e Qytetit në Suharekë, Sabit Gashi, thotë se drejtori ia kishte mbyllur derën e shkollës motrës së tij, duke mos e lejuar që të futet brenda.

Madje, thotë se e ka fyer me fjalë të rënda.

Krejt kjo sipas Gashit, po ndodhë për shkak të bindjes që drejtori e ka për fenë Islame.

Nga e gjithë kjo situatë, mësuesja, thuhet se po përjeton krizë emocionale.

Keqardhje për gjithë atë që ka ndodhur, po shprehin koleget e Remzies.

Shkurta Morina, mësimdhënëse në po të njëjtën shkollës thotë se për kolegen e saj ka vetëm fjalë të mira.

Tëvë1 ishte në Komunën e Suharekës, mirëpo zyrtarët komunalë nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, nën arsyetimin e ndjeshmërisë së rastit.

Ata i thanë televizionit se kryetari i komunës, Bali Muharremaj, do të kthehet nga udhëtimi zyrtar të dielën dhe personalisht ai do të merren me këtë rast.

Me anën ligjore të këtij rasti, po merret avokati Muhamet Mujaj.

Ai thotë se drejtori i shkollës dhe Këshilli Drejtues i Shkollës nuk kanë të drejtë ligjore për përjashtimin e askujt nga shkolla.

Se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm Drejtoria Komunale, tha përmes telefonit edhe kreu i Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai u zotua se gjithçka do të rregullohet nga dita e hënë, kur ai do të shkojë në zyrën e tij, në objektin e komunës.