Qumështi i gomaricës, çudibërës për shëndetin

Cilësohet si qumështi i nënës për nga vlerat ushqyese dhe shëndetësore që ka.

Bëhet fjalë për qumështin e gomaricës, i cili çmohet për vlerat mjekësore që ka ashtu si edhe për ato kozmetike. Përdorimi i tij daton që nga Egjipti i Lashtë.

Në Shqipëri, ky lloj qumështi është përdorur në shumë treva të ndryshme dekada e dekada më parë, kryesisht në zonat rurale, ku shpesh nënat e përdornin për fëmijët për të zëvendësuar qumështin e gjirit.

Qumështi i gomaricës ka një kosto shumë herë më të lartë nga qumështi i lopës apo i dhisë, ku 1 litër prej tij varion nga 30 euro deri 50 euro. Në Shqipëri gjendet në sasi të limituara në farmaci apo pika të shitjes së produkteve organikë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org rezutlon se ky qumësht ka 60 herë më shumë vitaminë C sesa qumështi i lopës e kështu ka aftësinë të rrisë rezistencën e organizmit e njëkohësisht sjell në gjendje pune të gjitha gjëndrat endokrine siç është mëlçia, pankreasi, shpretka e tiroidet.