Vrasja me sëpatë e 27-vjeçares në Berlin, çfarë i tha kosovari asaj para se ta mbyste

Para orës 08:00 të mëngjesit, Policia gjermane e gjeti atë duke e goditur me sëpatë një 27-vjeçare nga Ukraina, e cila vdiq.

Policia ndërhyu dhe e ka vrau kosovarin.

“Po të njoftoj për një skandal që s’ka ndodhë në histori të Kosovës”, Mila…
Gazeta e njohur gjermane, Bild, shkruan sot se 23-vjeçari përpara krimit i kishte thënë ukrainases se “do të vdesësh”, përcjell Gazeta Express.

“Vrasësi me sëpatë bërtiti: Do të vdesësh sot”, është titulli i Bild.

Gazeta gjermane shkruan për skena horror mëngjesin e së dielës në katin e nëntë të një ndërtese në Berlin. Siç raportohet, bërtimat depërtuan edhe te banesat tjera, pati xhama të thyer dhe ishte dëgjuar një e shtënë.