Suharekë: Për dy javë 15 aksidente trafiku, 442 tiketa trafiku, 2 gjoba për kërkim lëmoshe, 6 kanosje, 1 sulm fizik dhe 2 vjedhje të rënda.

U mbajt takimi i rregullt i Sigurisë Lokale

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka edhe sot si zakonisht e ka mbajtur takimin e Sigurisë Lokale.

Ajo, pasi i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, i njoftoi se Komuna e Suharekës gjatë dy javëve ka pasur aktivitete të ndryshme, duke i veçuar, bashkëpunimin me “JICA”-n japoneze, e organizata tjera vendore dhe ndërkombëtare, vizita e ministrit të Kulturës, Dëgjimiet Publike për buxhetin e vitit 2023 dhe Këshillat e fshatrave etj, e po ashtu edhe për punët e përditshme në terren.

Ndërsa nga përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, u raportua se janë duke punuar në sigurinë e qytetarëve e duke n’a njoftuar se gjatë dy javëve kanë ndodhur këto raste: 15 aksidente trafiku, 442 tiketa trafiku, 2 gjoba për kërkim lëmoshe, 6 kanosje, 1 sulm fizik dhe 2 vjedhje të rënda.

Nga OSBE, është raportuar se kanë marrë pjesë në takim për dorëzimin e projekt-buxhetit nga ekzekutivi në legjislativ për vitin 2023.

Ndërsa nga LMT-KFOR, u raportua se janë duke punuar me aktivitetet e tyre të përditshme dhe kanë informuar se nga tani kanë kaluar në Rahovec, duke i mbuluar të dy komunat, atë të Suharekës dhe Rahovecit, nga atje.