Daja konfirmon mungesën e një prej lojtarëve kryesor për nesër

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është i fokusuar vetëm në aspektin tekniko-taktik që ta përgatisë sa më mirë ndeshjen ndaj Clujit.

Në aspektin emocional, Daja ka thënë se nuk kanë punuar shumë, pasi sipas tij, lojtarët e Ballkanit kanë treguar personalitet në garat evropiane.

“Me një kompeticion të tillë emocionet janë prezante, por të them të drejtën unë jam i fokusuar në aspektin teknik-taktik. Lojtarët kanë tregua personalitet edhe pse disa kanë luajtur për herë të parë në garat evropiane. Besoj që lojtarët do të tregojnë personalitet edhe të enjte ndaj Clujit”, u shpreh Daja.

Skuadra e Ballkanit do të përballet te enjten me Clujin, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë në konferencën për media se do të jetë kënaqësi e madhe që ekipi që ai drejton do ta përfaqësojë Kosovën në grupet e Ligës së Konferencës.

Daja e ka vlerësuar Clujin si kundërshtarë të vështirë që ka përvojë në garat evropiane.

“Është kënaqësi që nesër do ta prezantojmë Kosovën në grupet e Ligës së Konferencës. Jemi krenar që përfaqësojmë Kosovën dhe kjo na shton përgjegjësinë. Ekipet kundërshtare janë më favorit se Ballkani, duke e ditur që kanë eksperiencë më të madhe në garat evropiane dhe kampionatet e tyre janë më të forta se sa kampionati i Kosovës. Do të marrim gjerat hap pas hapi siç kemi bërë deri me tani. Cluji është ekip i mirë, është ekip kampion. Ne nuk jemi favorit në grup. Ne do të luajmë dhe do të sulmojmë”, tha Daja.

Përparësi për Clujin sipas Dajës, do të jetë se ata nuk kanë luajtur në fundjavë. Trajneri i Ballkanit pret që futbollistët të gjejnë motivin dhe të kenë paraqitje të mirë.

“Cluji nuk ka pasur ndeshje në fundjavë me sa e di dhe ata vijnë më të freskët te ne. Ne vijmë pas derbit dhe kushteve atmosferike jo të mira. Shpresojmë që nesër djemtë të gjejnë motivin dhe ndoshta energjia në këmbët e tyre nuk është siç duhet. Duket e respektuar kundërshtarin do të japim më të mirën për ta prezantuar futbollin e Kosovës sa më mirë”, deklaroi Daja.

Ballkani dhe Cluji takohen të enjten prej orës 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.