FC Ballkani sonte nis misionin në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës në fuqi, e që është ekipi i parë që përfaqëson vendin tonë në fazën e grupeve në një ligë evropiane, do të ndeshet me skuadrën e njohur rumune, Cluj.

Ballkani dhe Cluj do të përballen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në një ndeshje që pritet të jetë tejet interesante dhe e rëndësishme për të dy skuadrat.

Skuadra e Ilir Dajës që është befasia me e këndshme e këtij sezoni në këtë garë evropiane, synon të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në sfidat e radhës.

Përvoja ndërkombëtare në duelin Ballkani-Cluj është në anën e skuadrës rumune, megjithatë, skuadra nga Suhareka hyn në këtë ndeshje e përgatitur dhe motivuar maksimalisht që të mposht ekipin rumun, edhe pse do të jetë një mision i vështirë për skuadrën tonë.

Kujtojmë së fitorja nga kjo ndeshje ka vlerën e 500 mijë euro.

Ndeshja Ballkani-Cluj nis në orën 18:45.