Arrihet marrëveshja, të hënën fillon mësimi nëpër shkolla

Është arritur marrëveshja mes SBASHK-ut dhe MASHT-it, me ç’rast përfundon edhe greva e mësimdhënësve.

Burime të SuharekaExpress, bëjnë me dije se tashmë ka ujdi mes këtyre dy palëve dhe gjatë vikendit edhe zyrtarisht shpallet marrëveshja dhe të hënën fillon procesi mësimor.

Akoma nuk dihet se çfarë marrëveshje kanë bërë, por ajo çfarë dihet është se procesi mësimor fillon të hënën.