Vrasje e rëndë në tentativë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Më 10 shtator, rreth orës 20:50 një person ishte plagosur nga arma e zjarrit. Për shkak të lëndimeve, i njëjti ishte dërguar për trajtim në QKUK.

I dyshuari për veprën ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim tё panjohur.

Policia e Kosovës, pas një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit i kanë sekuestruar një armё Ak 47 (e modifikuar),

Policia njoftoi se pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari dhe te i njëjti ёshtё gjetur arma Pistoleta cal:7.65mm, njё fishek i gjallё dhe njё gёzhojё e sё njёjtёs armë, me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit është ndaluar pёr 24 orё.