SBAShK-u mban mbledhje të jashtëzakonshme, vendosin që greva do të vazhdojë

Greva do të vazhdojë. Këtë e ka konfirmuar SBAShK-u përmes një komunikate të para pak çasteve.

Ndër të tjera në këtë komunikatë thuhet se pjesëmarrësit u deklaruan pro një gjëje të tillë.

Rrahman Jasharaj – Kryetar i SBASHK-ut

Kryetari Hykolli ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi për ato që janë debatuar në këtë takim e pastaj është hapur debat konstruktiv lidhur me këtë. Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë përgëzuar kryetarin Hykolli për përpjekjet që të krijohen kushtet për dialog mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të BSPK-së duke uruar që ky dialog edhe të ndodh me qëllim që të debatohen të gjitha çështjet dhe të arrihet marrëveshje e pranueshme“, shkruhej ndër të tjerash në njoftim.

Kujtojmë gjithashtu faktin se pikërisht sot, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se është viti i tretë radhazi që java e dytë e shtatorit i gjen nxënësit në shtëpi.

“Është viti i tretë radhazi që java e dytë e shtatorit i gjen nxënësit në shtëpi. Në dy vitet e kaluara kjo ndodhi për shkak të pandemisë, e cila çrregulloi edhe procesin edukativo-arsimor, duke shkaktuar humbje të mëdha mësimore. Ndërkaq, këtë vit vonesa po ndodhë për arsye që lehtësisht kanë mundur të shmangen, e që kanë rezultuar me humbjen e rreth 580 mijë orëve të mësimit në 7 ditët e grevës së organizuar nga BSPK dhe SBAShK”, kishte shkruar ndër të tjerash Nagavci.