Paçarizi: As kryeministri e as sindikalisti nuk guxojnë me pretendu fitore, por zgjidhje

Takimi i paralajmëruar për nesër ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kryesindikalistit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, pritet me shumë vëmendje për faktin se procesi mësimor është bllokuar tash e dy javë si pasojë e grevës së vendosur nga sindikata e arsimit.

Profesori universitar, Rrahman Paçarizi përmes rrjetit Facebook, ka shkruar se takimi i nesërm nuk duhet të shërbej për të matur forcat se cili është me i fortë, por të gjindet një zgjidhje në mënyrë që nxënësit të kthehen në shkolla. 

Sipas tij Qeveria dhe Sindikata nuk guxojnë të pretendojnë se kush ka fituar në këtë ‘betejë’ qëndrishmesh, por të gjindet zgjidhja e nevojshme. 

Hapsirë Reklamuese

“Domethënë, destruktivët nga akëcila palë kish qenë mirë me heshtë dhe me i duartrokitë zgjidhjes që shpresojmë ta shohim e jo me bullizu cilëndo palë se ka lëshu pe, pasi të mençurit lëshojnë pe”, ka shkruar Paçarizi.