Keds jep këshilla kursimi për dyqanet e vogla

Meqënse kursimi është i domosdoshëm në këtë periudhë, ekspertët nga KEDS po përgatisin vazhdimisht udhëzime për kategori të ndryshme. Në këtë njoftim, gjeni disa këshilla praktike, të cilat mund të ndihmojnë dyqanet e vogla.

  • Rregulloni termostatin për t’iu përshtatur sezonës. Rregullimi i teromostatit të ftohjes, për një ose dy shkallë më lart, mund të sjell kursime të mëdha të energjisë elektrike.
  • Reduktoni përdorimin e ujit të nxehtë që ngrohet me energji elektrike.
  • Minimizoni apo fikni dritat dekoruese dhe reklamuese, pasi që ndriçimi i shumtë reklamues në dyqane është shpenzues mjaft i madh i energjisë elektrike.
  • Pastroni shpesh poçat elektrik nga pluhuri. Poçat e vjetër dhe grumbullimi i pluhurit në sipërfaqen e tyre mund të zvogëlojnë ndriçimin total deri në 50%.
  • Fikni dritat në ato hapësira që nuk përdoren. Përdorni lllamba efiçiente, pra llamba LED.
  • Largoni spinën e pajisjeve elektronike nga priza. Disa paisje ende konsumojnë energji elektrike në sasi të vogël kur janë të kyçur në prizë