Në dukje i padëmshëm, ky zakon mund të jetë një “katastrofë” për dhëmbët tuaj

Çdo person ndjek rutinën e tij të mëngjesit dhe mbrëmjes por ajo që të gjithë duhet të bëjnë është të kujdesen për dhëmbët e tyre në fillim dhe fund të ditës. Hulumtimet tregojnë se moskujdesi i duhur ndaj higjienës orale sjell një sërë problemesh serioze shëndetësore.

Një dentist paralajmëron se një zakon që mund ta shihni si të dobishëm është në fakt një “katastrofë” për dhëmbët. Ky zakon, në dukje i padëmshëm mund të zvogëlojë efektivitetin e larjes. “Shpëlarja e gojës me ujë është shumë e keqe për dhëmbët, pasi lan fluorin mbrojtës që lë pas larja,”tha Nigel Carte.

“Fluori është përbërësi i vetëm më i rëndësishëm në pastën e dhëmbëve. Ai ndihmon shumë shëndetin oral duke forcuar smaltin e dhëmbëve, duke e bërë atë më rezistent ndaj prishjes së tyre. Gjithashtu redukton sasinë e acidit që prodhojnë bakteret në dhëmbët tuaj.”

Hapsirë Reklamuese