Edhe një orë nga fillimi i ndeshjes, ja cfarë thotë Ballkani

Ballkani do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. 

Suharekasit kanë udhëtuar në Çeki, ku do të përballen me skuadrën e Slavisë së Pragës, me fillim nga ora 18:45. 

‘Portokallinjtë’ debutuan me barazim në grupe të Ligës së Konferencës, duke pësuar gol në kohën shtesë për barazimin 1-1 ndaj Cluj në Prishtinë. 

Hapsirë Reklamuese

Slavia Praga shihet favorite e padiskutueshme për këtë ballafaqim, megjithatë te Ballkani janë deklaruar se do të luftojnë deri në fund për një rezultat pozitiv. 

Kur kanë mbetur tani më pak se dy orë nga fillimi i ndeshjes, faqja zyrtare e Ballkanit ka publikuar një video nga zhveshtorja, duke shkruar: “Ne jemi gati”.