Ballkani publikon formacionin zyrtar ndaj Slavisë së Pragës

Ballkani do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Suharekasit kanë udhëtuar në Çeki, ku do të përballen me skuadrën e Slavisë së Pragës.

‘Portokallinjtë’ debutuan me barazim në grupe të Ligës së Konferencës, duke pësuar gol në kohën shtesë për barazimin 1-1 ndaj Cluj në Prishtinë.

Hapsirë Reklamuese

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Slavisë dhe Ballkanit. 

Ndeshja fillon në ora 18:45 në stadiumin “Eden Arena” të Pragës në Republikën Çeke.