LAJMI I FUNDIT: Ekipi i Ballkanit detyrohet të kthehet në pragë, “Falë Zotit shpëtuam”

Ballkani luajti dje me Slavian e Prages në Çeki. Gjate kthimit per ne Prishtine, aeroplani ku udhetonte skuadra, stafi, drejtuesit dhe gazetare te ndryshem ka pasur plasaritje ne
xhamin e pilotit.

Gazetari Arlind Sadiku njofton se piloti ka bere kthim urgjent ne aeroportin e Prages, me te gjithe pasagjeret qe fale Zotit jane shendoshe e mire.

“Ekipi i Ballkanit detyrohet të kthehet në Pragë, falë Zotit shpëtuam mrekullisht.

Derisa ishim duke fluturuar drejt Prishtinës, dritarja te piloti është plasaritur. Gjatë kthimit urgjent në Pragë, plasaritja është zmadhuar.

I gjithë ekuipazhi që ndodhej në aeroplan është shëndosh e mirë, falë Zotit”, shkruan gazetari Sadiku.