Aksident me të lënduar në autostradë, Suharekë – Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Suharekë, si pasojë e të cilit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 20:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura”.

“Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.