Ylli ndaj Prishtinës, dueli i parë i xhiros që luhet sot

Sot fillon xhiro e dytë e stinorit të ri në Superligën e Kosovës.

Një duel tejet interesant na pret në sfidën hapëse në Therandë.

Kampioni aktual, Golden Eagle Ylli i bën konakun skuadrës së Prishtinës.

Të dyja skuadrat pësuan humbje në xhiron e parë, Ylli u mposht nga Rahoveci e Prishtina pësoi nga Peja. Te Ylli rikthehet trajneri Adis Beciragiq, i cili mori pjesë në Kampionatin Evropian të basketbollit me Bosnje e Hercegovinën, kurse te Prishtina u largua trajneri Ekrem Memnun.

Përballja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në njërën prej kanaleve të sportit në Artmotion e pesëshet startuese, rezultatin kohë pas kohe, të gjitha ndodhitë gjatë ndeshjeve, si dhe raportin final do të mund ti gjeni në AsistiOnline.com