E mori me kërcënim një vajzë nga stacioni i autobusëve në Suharekë dhe e dhunoi, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit ndaj një personi, të dyshuar për “Dhunim”.

Në komunikatë thuhet se më 16 shtator 2022, në stacionin e autobusëve në Suharekë, i dyshuari merr me veturë të dëmtuarën B.G dhe e sjell në Ferizaj. Më pas, hyjnë në një lokal dhe pasi dehen të njëjtën e dërgon në një motel në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Gjykata thotë se ai në motel ka përdorur dhunë fizike dhe pa dëshirën e saj, kryen marrëdhënie seksuale me të.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më datë 16 shtator 2022, nga stacioni i autobusëve në Suharekë, nën kërcënim merr me veturë të dëmtuarën B.G., dhe sjell në Ferizaj, me ç ‘rast së pari hyjnë në një lokal ku me dashje me anë të alkoolit shkakton dehjen, pastaj të njëjtën e dërgon në një motel në magjistrale Ferizaj – Prishtinë dhe aty përdorë dhunë fizike si dhe pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftim