Mot me vranësira dhe vende vende me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se do të mbajë mot i ndryshueshëm.

“Të mërkurën vende-vende pritet të ketë riga shiu si pasojë e vranësirave të dendura të cilat do të jenë prezent pothuaj në gjithë territorin”, njofton IHMK.

Të enjten mot më stabil, me temperatura afërsisht të ngjashme. Të premten, sërish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu, Vikendi parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. 

“Minimalet gjatë këtyre katër ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare”, njofton IHMK.