Dimal Basha fyen rëndë Jasharajn – Kryesindikalisti e lëshon mbledhjen e komisionit

Rrahman Jasharaj, kryetari i SBASHK-ut ka lëshuar mbledhjen e komisionit për Arsim në Kuvend pas fjalimit që ka pasur me deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shkruan Insajderi.

Basha në këtë mbledhje ka fyer rëndë Jasharajn duke i thënë se e ka kthyer dinjitetin në para. Ai ka vazhduar më tej duke thënë se për shkak të grevës SBASHK-u po mbanë peng fëmijët për 50 euro.

Pas kësaj, Jasharaj që ka qenë cak i sulmeve të ndryshme nga pushteti që nga fillimi i grevës, ka lëshuar mbledhjen e komisionit.